Kosova

Plotësim ndryshimi i Ligjit të Ndërmjetësimit, reflektim direkt në zvogëlimin e lëndëve në gjykata dhe prokurori

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Departamenti Ligjor sot ka filluar me Punëtorinë lidhur me hartimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Ndërmjetësim e kryesuar nga z. Mentor Borovci dhe e cila do të zgjatë dy ditë. Kjo punëtori është e përkrahur nga zyra e UNDP-së në Kosovë.

Me këtë plotësim ndryshim do të ketë një ri-organizim të sistemit të Ndërmjetësimit në Kosovë, i cili do të jetë i organizuar në bashkëpunim me sistemin gjyqësor dhe atë Prokurorial. 

Gjatë kësaj punëtorie do të diskutohet rreth rëndësisë së plotësim ndryshimit të këtij Ligji, ku me këtë plotësim ndryshim synohet që të ngritët ndërmjetësimi në nivel të lartë, përmes të cilit do t’u mundësohet qytetarëve të kenë qasje në drejtësi në afat kohorë më të shkurt, me shpenzime më të ulëta dhe njëherit ky Ligj do të ndikoj direkt në zvogëlimin e lëndëve në gjykata dhe prokurori.

Me këtë plotësim ndryshim të Ligjit sistemi i ndërmjetësimit do të pësoj një reformim si në aspektin organizativ po ashtu edhe në atë të lehtësimit të qasjes në drejtësi. Ky plotësim ndryshim ik këtij Ligji do të reflektojë direkt në sistemin e drejtësisë dhe zvogëlimin e lëndëve në sistemin gjyqësorë dhe atë Prokurorial. /KI/

Komentoni