ShowBiz

Pink beson që ende ka shpresë për Trump

Pink ishte e ftuar në emisionin The Elvis Duran Z100 Morning Show për një intervistë të martën në mëngjes (8 tetor) në New York City, raporton Kosova.info.

Një natë më herët, këngëtarja 38 vjeçare vendosi që të postoj një mesazh për Presidentin Trump.

‘@POTUS ti je duke bërë një punë të tmerrshme. Në punën që je duke e bërë je duke përformuar shumë më keq se në çdo punë tjetër që po ashtu ke përformuar keq. Vërtetë ke kohë të brengosësh edhe për NFL (Ligën Kombëtare të Futbollit)?’ kishte postuar Pink.

Gjithsesi, postimi i saj vazhdoi tutje: ‘Kam pas rastin të shoh njerëz që ndryshojnë vetën dhe jetët e tyre për të mirë. Ka ende shpresë për ty @POTUS. Kjo është ajo për çfarë ka nevojë kjo botë”. /KI/

Komentoni