Sport

Pingpong: Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së shtatë të kampionatit ekipor të Kosovës

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së shtatë të kampionatit ekipor të Kosovës për vitin 2016 në pingpong. Garat do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, me 08 dhe 09 tetor duke filluar nga ora 10 00, në Prishtinë.

Të shtunën do të zhvillohen garat në Ligen e Juniorëve, ndërsa të dielën garat në Superligë dhe në Ligën e parë. 

Në ligën e juniorëve do të zhvillohen xhirot e 18, 19 dhe 20, do të ketë shumë ndeshje interesante e derbi kryesor pritet te jete ndeshja ndërmjet Theranda 1 (j) dhe Prishtina 1 (j), si dhe Theranda 1 (j) dhe Shkolla 1 (j), gjithashtu interesant do të jetë edhe ndeshja Vushtrria (J) dhe Hasan Prishtina (J).

Të dielën në kalendarë janë ndeshjet e xhiros së 12 dhe 13 të Superligës dhe të Ligës së parë për meshkuj. Në garat e superligës, që do të fillojnë nga ora 10 00 në qendër të vëmendjes do të jetë i riu Kreshnik Mahmuti me ekipin e tij që në këtë javë do të ndeshet me të pari dhe të dytin e ranglistës, respektivisht me Prishtinën dhe Ahmet Hoxhen. 

Në ligën e parë të meshkujve në xhiron e dymbëdhjetë derbi konsiderohet ndeshja ndërmjet Therandës dhe Hasan Prishtinës, a do të bëjnë Therandasit befasinë e dytë radhazi, pastaj interesant pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Vitisë dhe Hasan Prishtinës, si dhe derbi lokal ndërmjet Therandës dhe Mushtishtit. /KI/

pingpong

Komentoni