Sport

Pingpong: Mbahet turneu Dita e Flamurit 2017

Në kalendarin e FPPK-së më radhë është Turneu Dita e Flamurit për senior, që është paraparë të organizohet me 18 nëntor 2017 duke filluar nga ora 9 e 30, në Prishtinë

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 15 nëntor 2017 në ora 16:00.

Shorti do te hidhet të enjten me 16 nëntor 2017 nga ora 15:00, në Kolegjin Universi dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë, sipas nenit 10 të rregullores së sistemit të garave të FPPK, kanë të gjithë lojtarët …..më të vjetër se 13 vjeç, pra të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2003 e më të vjetër.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do te merren ne konsiderate. /Kosova.info/

Komentoni