Kulturë

Petrovci zbulon për “Blic”-in serb projektin “Katundi digjet, plaka krihet”

Aktori i madh kosovar, Enver Petrovci që gëzon njohje të gjerë në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë është duke qëndruar në Nish të Serbisë si pjesë e ekipit të filmit “Vëllezër nga gjaku i babinës”.

Petrovci ka folur për “Blic”-in serb duke zbuluar projektin e tij më të ri, transmeton Koha.net.

“I kam marrë 25 episodet e serialit ‘Katundi digjet, plaka krihet’ të Radosha Bajiqit dhe do t’i përshtatë për publikun shqiptar”, ka thënë Petrovci.

Ai më tej ka treguar në gjerësi për projektin e ardhshëm.

“Ngjarja do të jetë e njëjtë në serial, po ajo bisedë, po ajo thjeshtësi, që e dua tek Radosha Bajiq. Për shkak të kësaj publiku dëshiron ta shikojë. Këtë do ta marrë nga Radosha. Skenat do t’i adaptojë, sepse shqiptarët i kanë tri objekte fetare, kasha katolike, ortodokse dhe xhaminë! S’e di si do t’ia bëjë. Pasi që unë dëshirojë ta adaptojë serialin për publikun në Shqipër. Do ta inkuadrojë edhe në Kosovë, por ideja ime është për publikun shqiptar”, ka sqaruar Petrovci.

Ai ka thënë se është i respektuar në Tiranë, ku e kalon shumëicën e kohës dhe këtë projekt do t’ia ofrojë televizioneve shqiptare.

“Cili television më jep më shumë para, ai do tam err projektin. Televizionet shqiptare janë shumë të mira, kanë shumë para dhe në Ballkan janë absolutisht më të mirat. I kanë tri televizione private të mira. Shteti nuk ka ambicie. Televizionet private janë serioze dhe më respektojnë shumë”, ka thënë ai.

Komentoni