Opinion

Pesic: Vuçiq është fajtor

Presionet e jashtme në Serbi për një kohë të gjatë nuk janë ndonjë sekret. Megjithatë, tarapana e fundit në planin e brendshëm kërkon një kuptim të rifreskuar të situatës. Cilën rrugë do ta zgjedhë Serbia është tema për kthesën dhe të ardhmen e Serbisë, raporton Kosova.info.

Ajo më nuk mund të anashkalohet, jo vetëm për shkak të presionit të jashtëm dhe hapësirës manovruese të ngushtuar, por edhe për shkak se presionet e jashtme reflektojnë tashmë mbi marrëdhëniet e brendshme politike. Kushdo që donte të shihte mund të kishte parashikuar se kjo do të ndodhte. Aq lavdërime politika e jashtme në dy ulëse djhe besimi se vendi në mes të dy fuqive të mëdha është më e mira për Serbinë – janë të bazuara në iluzionin e vjetër se serbët do të mashtrojnë  fuqitë e mëdha, sidomos atë budallan dhe “materialisten” Perëndim. Nga ajo do të marrim para ndërsa Rusia do të mbrojë fisin serb. Dhe jo vetëm Serbinë me Kosovën, por edhe të gjithë serbët në fqinjësi, të cilët një ditë do të jenë një dhe nën të njëjtin çati!

Ky vizion etnik-fetar e unitetit, e fortë, memec dhe e prapambetur, në të cilën nuk ka shtet (kjo është vetëm një e përkohshme) por me luftëra të përhershme krijohet në bazë të gjinisë, asesi të pastrohen nga koka e njerëzve të këtushëm dhe atyre që udhëheqin. Megjithatë, këto dy karrige nuk janë kthyer nga jashtë, por nga brenda dhe në to në mënyrë komode janë ulur të mëdhenjtë tanë.

Nëse kishim një administratë të kualifikuar, kjo do të ishte e qartë që nga kriza e Ukrainës, nga e cila filloi intensifikimi i vazhdueshëm i konfliktit midis Perëndimit dhe Rusisë. Neutraliteti fiktiv i Serbisë dhe dy karriget e saj janë shkatërruar dhe janë të prirura të bien. Dhe kjo do të thotë të hysh në krizën e regjimit të Vuçiqit.

Momente të reja dhe ndryshime në marrëdhëniet midis fuqive të mëdha kanë përshpejtuar ngjarjet aq shumë sa që nuk ka më kohë, as që nuk na lejohet ta blejmë. Mendoj se për shkak të kësaj krahas atyre të Beogradit nuk do të ketë zgjedhje republikane. Para këtyre ndryshimeve gjithçka dukej shumë më e lehtë. Riemërimi I ulëseve të Tadiç (BE-së dhe Kosova) në kombinimi I Vuçiq -BE-së dhe Rusisë, I ka mundësuar Vucicit fleksibilitet të konsiderueshëm ndaj Kosovës dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila I ka dhënë atij një pozitë të favorshme në Perëndim. Nga ai, BE pret që ta zgjidhë konfliktin e Kosovës, pasi zgjidhja për Kosovën është një kusht vendimtar për hyrjen e Serbisë në BE. Dhe në këtë  e vetmja gjë që është bërë. Për shkak të vështirësive dhe problemeve të veta, BE-ja ka shtyrë çështjen e zgjerimit në pesë vjet, kështu që marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së kryesisht është drejtuar në vallën rreth Kosovës dhe komplimente për politikën fiskale. Kushtet thelbësore (të qytetërimit) për anëtarësimin e Serbisë në  në BE u injoruan.

Një situatë e tillë kontribuoi në rënien e lirë të Serbisë në regres, e cila e forcon autoritetin karikaturist, autoritar dhe personal të Aleksandar Vuçiqit. Mbrojtur nga  jashtë me bisedimet për Kosovë dhe problemet e vetë BE-së, politika e brendshme e saj ka shfrytëzuar dhe dobësuar shoqërinë,  njëkohësisht krahas  çmendurisht pompimit medial të qytetarëve me  Rusinë, Vladimir Putinin, nacionalizmin, premtime të rreme dhe komploteve. Hapat e parë dhe të paqëndrueshëm drejt vlerave evropiane, demokracisë, të drejtave të qytetarëve, lirisë së mediave dhe institucioneve të pavarura ishin shkelur pamëshirshëm ndërsa nuk patën jehonë.   Perëndimi është sulmuar hapur nga propaganda se nga atje vijnë  komplote monstruoze kundër Serbisë dhe shembjes së Vuçiqit.

Në radhët e shtresës qytetare progresive dhe më gjerë, ka pasur një rënie të besimit në BE. Shtrohej pyetja cfarë na duhet BE nëse mbështet regjimin autoritar, pro-rus dhe shfrytëzues, bazuar në interesat dhe privilegjet financiare të grupit të ngushtë rreth Aleksandar Vuçiqit. Në fakt, pas një numri të përvojave të ndryshme, është e qartë se anëtarësimi në BE për vendet e zhvilluara dobët është i rëndësishëm kryesisht për shkak të zhvillimit të përgjithshëm. Por kur është fjala për Serbinë, duhet të thuhet se anëtarësimi në BE është më shumë se një mundësi e mirë zhvillimi. Për Serbinë, është e rëndësishme të përcaktohet për  Perëndimin për atë sistemin e  vlerave, sepse për shkak të tendencave specifike ajo qëndron në anën e kundërt në të cilën nuk ka asgjë.

Dy faktorë ndryshuan situatën. Aktivizimi i SHBA në Ballkan dhe rimëkëmbja e BE-së që u kthye në premtimin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Në parim, u vendos që Serbia dhe Mali i Zi të pranohen në BE rreth vitit 2025. Për ta arritur këtë, viti 2018 duhet të jetë viti i zgjidhjes së çështjes së Kosovës. E ardhmja do të sjellë udhëheqjen e re dhe buxhetin e BE-së, dhe deri në vitin 2023 Serbia duhet të përmbushë të gjitha kërkesat kryesore për t’u bashkuar me BE. Kjo nuk është vetëm një shans real, por edhe një plan konkret që vetë Serbia e  ka kërkuar. Kjo është gjëja e parë. E dyta është aktivizimi i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, i cili ka shtyrë presionin nga çështja e Kosovës në Rusi, gjë që është pothuajse e njëjta gjë për Serbinë, por qëllimi politik është i ndryshëm.

Qëllimi SHBA është para se gjithash që nga Ballkani ta dëbojër Rusinë, e cila në Serbi dhe  “interesat kombëtare dhe shtetërore të saj”, gjeti një terren për të minuar politikën ndaj Perëndimit. Politika amerikane në muajt e fundit vazhdoi ta shpjegojë I dërguari për Ballkanit Perëndimor Hoyt Brian Yee (atë Daçiç quajtur zyrtarë I vogël me të cilën ai nuk ka asgjë për të folur, ndërsa Dodiku rrënojë e administratës së vjetër anti-serbe) – duke hedhur udhëheqësit tanë në pakënaqësi dhe shqetësim. Hoyt Yi shkoi nga vendi ku ishte, por ajo që u shpjegoi autoriteteve këtu nuk do të ndryshojë. Ai haptazi tha se Serbia duhet të vendosë se cilën rrugë duhet të shkojë. Duhet të tregojë se është 100 për qind për BE dhe për të përshpejtuar rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke mos u ulur në dy ulëse – evropiane dhe ruse. Serbia këshillohet që të zgjedhë rrugën evropiane dhe t’i përkushtohet sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe transparente, ekonomisë së tregut, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit.

Kështu që kishte një presion të dyfishtë dhe një hapësirë ​​të ngushtë për Vuçiqin.  SHBA kufizojnë ndikimin armiqësor të Rusisë në Perëndim që shkon përmes Serbisë, ndërsa BE-ja kërkon të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të vlefshme për Kosovën që do të normalizojë  marrëdhëniet, deri tek anëtarësimi i Kosovës në OKB, pa njohjen formale. Të dy presionet thyhen në Kosovë dhe anëtarësimin e Serbisë në BE. Ndoshta asnjëherë si deri më sot nuk kanë munguar pozicionet dhe idetë e artikuluara politike që nuk ka as nga barërat e këqija. Prandaj, në këtë situatë të shtrënguar, iniciativa e parë erdhi nga Vuçiç. Ai dukej se e kuptonte se udhëtimi në dy ulëse ka përfunduar dhe se viti 2018 është pika kthese në të cilën do të bie vendimi. Në stilin e tij autoritare ka hapur dialogun për Kosovën, i cili  me sa duket vetëm formalisht zhvillohet në skajet e disa lloj institutesh, diskutimet dhe fjalët e thëna dobët arritjnë tek publiku.

Vuçiç po kërkon që zgjidhja për Kosovën të jetë afatgjatë dhe me kompromii. Nuk dihet se çfarë kompromisi mund të jetë. Vetëm formula e përgjithshme është e njohur: një palë  nuk mund të marrë gjithçka, dhe  tjetra asgjë. Ajo që Vuçiq pret si kompensim i duhur nuk është e qartë. Me rastin e pritjeve të famshme të BE-së, Vuçiç disa herë ka kërcënuar  se Serbia nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, me një zbutje të vogël se janë të vogla mundësitë që  Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Në të njëjtën kohë ai la  hapur një dritare të vogël prej 5 për qind që kjo  mund të ndodhë.

Ndoshta my kjo dritarëz prej 5 për qind ka shkaktuar panik në bazën e fortë nacionale, gjë që do të bënte që të gjitha dritaret dhe portat ti mbyllte. Prandaj apeli për mbrojtjen e Kosovës i cili u lançua disa ditë më parë, mblodhi bazën e fortë të KPS-së dhe elitën nacionaliste. Filloi mbrojtja parandaluese e Kosovës me qëllim që  kriza e tanishme të definohet si një rrugë e tradhtisë së turpshme të  Kosovës dhe Serbisë. Një nga nënshkruesit e parë të Apelit Risto Radovic Amfilohije, i cili, supozojë gjithë  veprimin e mendoi në bashkëveprim me luftëtarët më të fortë serbë.

Amfilohija nuk e kishte të mjaftueshëm  Apelin, por edhe vetë me duar lakuriq doli në publik dhe shprehu shqetësimin e tij rreth çështjes së Kosovës, për të cilën ai e akuzoi drejtpërdrejtë për Vuçiqin. Në këtë, përgjigje ka dhënë e tërë skuadra e  Vuçiçit. Amfilohije pa mëshirë u godit nga Selakoviç, Vulin, Marko Gjuriq, Zorana Mihajloviq, Rasim Ljajiç, SPS dhe udhëheqësit e saj. Në mbrojtje të Vuçiçit, u ngrit askush tjetër përveq patriarkut Irinej, i cili shqiptoi fjalë të pabesueshme: Faleminderit luanit  Vuçiq që po lufton për të shpëtuar Kosovën. Të dyja palët vërtetojnë simbolikisht dhe konkretisht mjerimin e madh të politikës në Serbinë e sotme. Vuçiç duhet të kujtojë se në kohë është alarmuar të mos e ngulfatë opozitën dhe fjalën e lirë që ntë mos ndjek “elitat rreme”, sepse kur do të vien kohëra të vështira dhe duhet të kalojë përmes leprit të ngrohtë të mitologjisë nacionale, ajo do ti ishte e mirëseardhur. Por nëse qëllimi juaj është që nga vendi I juaj të bësh një shkretëtirë, në të do të përfundoni vetë.

Mungesa e udhëheqjes vizionare shihet sot në pëllëmbë të dorës. Është shqetësuese që në këtë dramë nuk është pala e artikuluar  tjetër. Kishte mungesë zëri që padyshim do të mbronin hyrjen e Serbisë në BE. Për braktisjen e burgut të përjetshëm mitologjik dhe pretendimet kombëtare të pazgjidhura. Vetëm Cedomir Jovanoviç foli, por fjalët e tij humbën kredibilitetin. Partitë e tjera të opozitës nuk reaguan. Kam dëgjuar vetëm Gordana Comic (DS) duke denoncuar Amfilohije për përdorimin e etiketimity të tradhtisë për çdo mendim të folur. E kuptoj se zgjedhjet e Beogradit janë të rëndësishme, dhe për shkak të tyre disa parti janë të heshtura, dhe merren me kopshte, spitale, stacioneve të benzinës, dhunë dhe trafik të qytetit. Megjithatë, kam frikë se në anën evropiane nuk ka më forcë dhe potencial politik për vendime të mëdha politike, prej të cilëve t varet fati i Serbisë më e mirë sesa ka qenë. /Kosova.info/

Komentoni