Bota

Pesë udhëheqësit botëror më të paguar

Të udhëheqësh shtete të mëdha siç janë Amerika, Rusia, Gjermania, Kanadaja, Kina sigurisht që është punë e vështirë, por nga ana tjetër shpërblehen mirë.

Janë ata që vendosin për fatet e vendit të tyre, kur vjen fjala te paratë dhe te rrogat mujore atëherë numrat janë edhe me disa zero. Mirëpo, ka edhe nga ata që edhe pse udhëheqin me vendin e tyre nuk marrin pagë ose të paktën kështu kanë deklaruar.

Vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hequr dorë të paguhet.

Më poshtë, Paywizard iu sjell shifrat e pesë udhëheqësve më të paguar botërorë.

Donald Trump

Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Paga mujore: 33,333.00 dollarë
Paga vjetore: 400,000.00 dollarë

Justin Trudeau

Vendi: Kanada
Paga mujore: 22.285.00 dollarë
Paga vjetore: 267,415.00 dollarë

Angela Merkel

Vendi: Gjermani
Paga mujore: 21,912.00 dollarë
Paga vjetore: 262,946 dollarë

Theresa May

Vendi: Britani e Madhe
Paga mujore: 16,542.00 dollarë
Paga vjetore: 198,509.00 dollarë

Emmanuel Macron

Vendi: Francë
Paga mujore: 17,628.00 dollarë
Paga vjetore: 211,530.00 dollarë

Pagë të lartë ka dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili paguhet me 29,753.00 dollarë në muaj, Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë paguhet me 12,586.00 dollarë, kurse Presidenti kinez, Xi Jinping paguhet me 1,716.00 dollarë në muaj.

Kreu i katolikëve, Papa Francesku nuk ka pagë mujore dhe as vjetore.

Komentoni