Lajme

Përvilet Kujtim Shala në ndihmë të Bibliotekës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, është përvjelë deri në gju dhe i ka hyrë vet punës për të shpëtuar librat dhe materialet tjera në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, e cila është kapluar nga uji pas reshjeve të sotme të shiut.

Shala, së bashku me drejtuesit e Bibliotekës, me mjetet në dispozicion kanë larguar ujin nga disa hapësira dhe kanë shmangur rrezikun e dëmtimit të disa botimeve të vendosura në pjesën e poshtme të Bibliotekës.

Falë ndërhyrjes në kohë, siç merret vesh, asnjë prej botimeve në Bibliotekë nuk është dëmtuar.

Megjithatë, ende vazhdon të ekzistojë rreziku i rritjes së nivelit të ujit për shkak të sistemit të ujëmbledhësve, ndërkohë që pritet ndërhyrja e mekanizmave të specializuara për marrjen e masave për mbrojtje nga pasojat e vërshimeve. /KI/

Përvilet Kujtim Shala në ndihmë të Bibliotekës 3Përvilet Kujtim Shala në ndihmë të Bibliotekës 2Përvilet Kujtim Shala në ndihmë të Bibliotekës

Leave a comment

Your email address will not be published.


*