Lajme

Përveç Kosovës, Turqia harton “listë të zezë” edhe për Shqipëri?

Pjesa e dyshuar për varrezë masive prapa rektoratit në kampusin Universitar, pritet të gërmohet nesër për të kuptuar nëse ka apo jo mbetje mortore që nga lufta e fundit në Kosovë.

Kërkesa e Ambasadës së Turqisë në Kosovë drejtuar autoriteteve kosovare që të ndjekin penalisht gazetarin berat Buzhala për komentet e tij në facebook lidhur me grusht shtetin në Turqi (komenti ishte satirik v.j), siç duket nuk rezulton të jetë rasti i vetëm në rajon.

Ambasadat e Turqisë siç duket kanë marr instruksione nga Ankaraja zyrtare që të identifikojnë të gjithë ata që janë kundër regjimit të Presidentit Erdogan dhe t’i heshtin zërat kritik ndaj tij, qoftë edhe atëherë kur komentet janë thjeshtë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Publicisti, diplomati dhe eksperti i çështjeve të sigurisë në Tiranë, Ilir Kulla, është personazhi tjetër i cili hapur në llogarinë e tij në facebook, ka deklaruar se Erdogan ka një listë të personave që kërkon t’u mbyllë gojën.

“O Berat Buzhala ty dhe mua dhe ca te tjerë qe na ka fut n liste te zeze ky Taipi (Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan v.j)do na mungojë ca kohe plazhi i Antalya, po s’ka problem se Mesdheu ka plazhe shume”, ka shkruar publicisti i njohur shqiptar.

Postimi i diplomatit shqiptar

Mediet shqiptare raportojnë për dyshimet se edhe në Shqipëri ka një listë me emra ta personazheve që nuk shihen me sy të mirë nga regjimi i Erdoganit, raporto lajmi.net.

Megjithëkëtë, deri më tash nuk ka ndonjë dokument ose fakt tjetër që e vërteton këtë gjë.

Institucionet e Shqipërisë nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim sa i përket kësaj çështje, ashtu siç edhe ato kosovare nuk janë deklaruar për rastin e gazetarit Buzhala.

Një ditë më parë, agjencia e madhe e lajmeve Reuters raportoi se Ambasada e Turqisë në Kosovë u ka kërkuar autoriteteve vendase që të ndërmarrin masa ndaj gazetarit Berat Buzhala për komentin e tij në facebook.

Me 15 korrik kur në Turqi kishte shpërthyer grusht shteti disa orësh për rrëzimin e regjimit të Erdoganit, gazetari Buzhala në llogarinë e tij në Facebook, me sarkazëm kishte ftuar të gjithë pushuesit nga Kosova që t’i bashkohen puçistëve.

Këtë koment ai e ka shoqëruare dhe me një figurë emocioni të facebookut me gjuhën jashtë, duke lënë të nënkuptohet se ishte thjesht një sarkazëm.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*