LifeStyle

Përse çiftet tradhtojnë më shumë në janar, cilat janë ditët kur duhet të keni kujdes

Magjia e festave, atmosfera e ngrohtë në familje dhe mes miqsh, si dhe mbi të gjitha ditët ‘’e bekuara’’ larg impenjimeve në punë tashmë i kanë lënë vend ritmit të përditshëm të jetës.

Pjesa më e madhe e njerëzve tashmë i janë rikthyer punës, shkollës, rrëmujës së trafikut, xhirove nëpër qendra tregtare për të përfituar nga uljet etj, por askush nuk e çon ndërmend tradhtinë.

Por, një anketim i sapopublikuar së fundi ju lajmëron të ndizni llambën e alarmit sidomos për datat 8-11 janar, të cilat konsiderohen si ditët kur njerëzit priren të tradhtojnë më shumë. Sipas të dhënave më të fundit Gleeden, komuniteti virtual më i famshëm për lidhjet jashtëmartesore në të gjithë botën, datat e mësipërme paraqesin probabilitetin më të lartë për t’i vënë brirët partnerit, partneres.

Të dhënat e përpiluara për vitin  2018 tregojnë për një trend në rritje të seksit femër krahasuar me vitin 2016. Por, pse ndodh kjo gjë? Sërish sipas Gleeden, kjo gjë ndodh sepse fillimi i vitit përkon me periudhën më të ngarkuar të tij dhe shpeshherë dëshira për të bërë shumë gjëra njëkohësisht i krijon hapësira partnerit për të tradhtuar.

Komentoni