Kosova

Përplasje në degën e LDK-së në Drenas, tre kandidatë për kryetar dhe bartës të listës

Dega e LDK në Drenas është zhytyr në një krizë e përcjellë nga përplasjet e brendshme për kandidaturat për zgjedhjet lokale. Tashmë kjo është shpërfaqur jo larg pasi kjo degë kishte mbajtur Kuvendin e punës ku kishte shtruar përgjegjësinë e kryetarit të Degës dhe kishte formuar një grup për kontakte me Kryesinë Qendrore, raporton kosova.info.

Kryesia e Degës nuk është e kënaqur me kryetarin e kësaj dege Bedri Nikaj të cilën e akuzojnë për raportime të rrejshme në selin qendrore të LDK.

Përkundër kërkesave për një takim pune apo ftesës që dikush nga Qendra të vij në Degë dhe të ballafaqohet me vërejtjet që Kryesia ka ndaj kryetarit të Degës, thuhet se Kryesia Qendrore u mjaftua me raportimet e rrejshme të kryetarit Bedri Nika i cili gjendjen në Degë e paraqiste si stabile.

Sipas burimeve të kosova.info, thuhet se tani kur kanë mbetë vetem edhe tri ditë afat për dorëzimin e listave, Dega ende nuk ka vendos për emrin e kandidatit për kryetar komune dhe bartës të listës, e të mos flasim për kandidatë për këshilltarë të Asamblesë Komunale.

Në një mbledhje maratonike që ka zgjatur afër tri orë, e që është përshkuar me fyerje e tensione janë bërë dy vetë kandidime: Bedri Nika kryetar aktual e që nuk ka mbështetjen e Kryesisë së Degës, Rifat Bilalli ish kryetar i LDD-së dhe ish mbështetës i Bedri Nikës, dhe kandidati i tretë është Sadik Krasniqi një veprimtarë i devotshëm i LDK-së i cili asnjëherë nuk ka levizur nga përcaktimi tij për LDK-në e që ka mbështetjen e Kryesisë së Degës.

Sipas burimeve të njëjta arroganca e kryetarit që të mos pranojë të hyhet në votim të fshehtë për këta kandidatë rrezikon që LDK-ja në Drenas të pësoi fiasko të vërtet dhe barren e përgjegjësisë përveç kryetarit të degës z. Nika që sillet si një despot e ka edhe Kryesia Qendrore e cila po qendron indiferente sikur nuk po ndodhë asgjë në këtë degë. /KI/

1 Koment

  1. Kjo dege qe nga momenti kur Bedri kamarieri u dal ne ball te saj e ka marr teposhtezen dhe ku me dit ku ndalet. As jarani tij Rifat Bilalli qe ja ka nimu
    me zgjedhe kryetar tash spo mund e ndale.
    Kujtimi Drenas

Komentoni