Lajme

Përmirësim marrëdhëniesh mes Uzbekistanit dhe Kirgizisë

Zyrtarët në Uzbekistan kanë mirëpritur delegacionin nga Kirgizia në pikëkalimin kufitar të këtyre dy shteteve. Vizita e 2 tetorit shënon përafrimin diplomatik në mes të dy shteteve fqinje të Azisë Qendrore, pas më shumë se një dekadë të marrëdhënieve jo të mira.

Në qytetin e Andijo, valltarët tradicional uzbek dhe këngëtarët kanë mirëpritur delegacionin kirgiz. Gjithashtu është organizuar një darkë, ku të dyja shtetet kanë nënshkruar marrëveshje që kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh.

 Tensionet në mes të Uzbekistanit dhe Kirgizisë kanë pasur si burim dhunën ndaj uzbekëve etnikë në Kirgizi dhe mospajtimeve për kufirin.

Kjo vizitë është parë si përpjekje nga lidershipi i ri në Uzbekistan për të përmirësuar raportet me Kirgizinë, pas vdekjes së presidentit uzbek Islam Karimov.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*