Kosova

Përkushtim për të vazhduar bashkëpunimi në mes të MD-së dhe UNDP-së

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë z. Andrew Russell.

Russell me këtë rast përgëzoi Ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe ofroi përkrahjen e plotë të UNDP-së në përmbushjen e detyrave të Ministrisë dhe inkurajoi Ministren në realizimin e detyrave të saj institucionale.

Me këtë rast Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes në drejtësisë, duke theksuar nevojën për reforma dhe strategji efektive në drejtim të sundimin e rendit dhe ligjit. Po ashtu, ajo vuri në dukje rëndësinë e transparencës në funksion të efikasitetit, rritjen e përgjegjshmërisë në drejtësi dhe luftimin e dukurive negative.

Ministrja Hoxha mirëpret vazhdimin e bashkëpunimi me UNDP-në në ngritjen e cilësisë së kapaciteteve në drejtësi. /KI/

Komentoni