Lajme

Përkrahësit e Erdoganit në marshë në Prishtinë me leje të Policisë

Marshi i djeshëm në kujtim të përvjetorit të parë të dështimit të puçit në Turqi i organizuar nga Qendra Liberal Demokrate, në sheshin kryesor të Prishtinës, kishte qenë aktivitet i paralajmëruar në Policinë e Kosovës.

Pjesëmarrëse në marsh ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se ky aktivitet ka qenë i paralajmëruar në polici dhe është monitoruar nga ky institucion.

“Aktiviteti ka qene i paralajmeruar edhe ne polici dhe sipas rregullit ne raste te tilla policia ka ndermarre te gjitha veprimet e duhura per te monitoruar rrjedhen e tije”, ka thënë  Boorovci, të dielën për Express.

Ndërkohë që në një xhami të Prizrenit dje janë thurur lavde për presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Një vit më parë mijëra ushtarë turq morën në kontroll zonat kryesore të Ankarasë dhe Stambollit për të tentuar grusht shtetin ndaj qeverisë aktuale.

Ndërkohë që autoritetet turke kanë kërkuar mbylljen e shkollave të Gylenit në Kosovë por deri më tani nuk kanë marrë përgjigjje as nga Presidenti dhe as nga Ministria e Arsimit.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*