Kosova

Përgjimet: Zbulohet identiteti i zyrtarit të PDK-së që e shau deputetin Hasani

Një prej zyrtarëve të lartë të degës së PDK-së në Prizren, ka ofenduar rëndë deputetin e PDK-së, Nait Hasanin.

Telegrafi ka mësuar se bëhet fjalë për Nijazi Kryeziun, sekretar i Degës së PDK-së në Prizren.

Në fakt, bëhet fjalë për bisedat telefonike të Adem Grabovcit, të cilat me vendim të prokurorisë janë publikuar në kanalin YouTube prej portalit Insajderi.

Biseda zhvillohet për Bujar Hasanin, e që bashkëbiseduesi pretendon se i takon LDK-së.

“Bujar Hasani… Ja q***sha nanen Naitit, se Bujar Hasani është drejtor i LDK-së…”, thotë ai në një moment të bisedës me Grabovcin.

“Le ta q* nanën Naiti, bashkë më të”, vazhdon ofendimi i Kryeziut ndaj Hasanit.

Nijazi Kryeziu, i cili është edhe drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, sipas burimeve brenda partisë, ka qenë kundërshtar i fortë i Hasanit, i cili kërkonte me ngulm që të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të vitit 2013. 

Komentoni