Lajme

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, pas 11-vjeçares humb jetën edhe polici

Mëngjesi i sotëm ka nisur me dy aksidente fatale. Të dy aksidentet kanë marrë jetën e dy personave, një vajze vetëm 11-vjeçare dhe të një oficeri policie.

I pari ka ndodhur në aksin Papër-Cërrik, ku automjeti tip Ford me targa AA 503 KN ka dalë nga rruga.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku ka ndërruar jetë një punonjës policie. Ai është identifikuar si 50-vjeçari Lek Nikolli.

Nikolli ishte duke udhëtuar me një automjet tip Benz, i cili ka dalë nga rruga. Nikolli ishte punonjës i policisë kufitare në Shëngjin.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*