Kosova

Përfundon seanca për rastin e Aulon Zekës, deklarohet avokati!

Ka përfunduar seanca e parë për rastin e gjykimit të vrasjes së 16 vjeçarit nga Prishtina, Aulon Zeka.

Avokati i familjes Zeka, Skender Musa, ka konfirmuar se ka prova të mjaftueshme për rastin në fjalë, derisa seanca e radhës është caktuar të mbahet me 25 dhjetor.

Ndryshe, ligji për të mitur dënimin maksimal e parasheh diku deri në 10 vite.

I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

Komentoni