Lajme

Përfundojnë hetimet ndaj komedianit që “ofendoi” Erdoganin

Prokurorët gjermanë u dhanë fund hetimeve ndaj një komediani televiziv, i akuzuar për deklarata ofenduese ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Prokurorët në qytetin Mainc thanë se nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të vazhduar hetimet ndaj Jan Boehmermannit.

Në muajin mars, Boehmermann ka lexuar në programin e tij një poezi satirike, duke e quajtur Erdoganin “idiot profesionist” dhe duke thënë se “ai ka pasur marrëdhënie seksuale me kafshë”.

Erdogan më pas ka ngritur padi, duke thënë se është ndjerë i ofenduar.

Në deklaratën e së martës, prokurorët thanë se “veprimet kriminale nuk kanë mundur të verifikohen”.

“Ka qenë e dyshimtë nëse poezia e Boehmermannit përbën shpifje, duke pasur parasysh kontekstin satirik, në të cilin ka recituar komediani”, thuhet në deklaratë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*