Lajme

Përfaqësuesja mbajti seancën stërvitore, u vizitua nga krerët e institucioneve

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Kroacisë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas para qindra shikuesve dhe dhjetëra mediave nga vendi dhe ndërkombëtare.

Ekipin e përfaqësueses e vizituan kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala. Ndërkaq, krerët e FFK-së nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, u dëshiruan mirëseardhje dhe falënderuan për këtë vizitë krerët e institucioneve, duke konsideruar se vizita e tyre është edhe një mbështetje dhe nxitje për ekipin përfaqësues para kësaj ndeshje.

Duke i përshëndetur krerët e FFK-së, shtabin teknik dhe futbollistët e përfaqësueses, kryeministri Isa Mustafa, uroi që kjo ndeshje të kalohet sa më mirë dhe se në këtë ndeshje do të përfaqësohet shteti më ri dhe kam besim se ju do ta kaloni këtë sfidë me sukses. Qeveria e Kosovës do të jetë krah i fortë dhe do të ju mbështesë në çdo fazë.

Nga ana e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u tha futbollistëve se ju do të dini më së miri si ta përballoni këtë ndeshje dhe kam shumë besim se do ta kaloni ashtu siç është më së miri. Ju treguat forcë dhe karakter në ndeshjen e parë dhe besoj se kështu do të vazhdoni deri në kualifikim.

Kryeparlamentari edhe njëherë përsëriti premtimin e tij që në rast kualifikimi secili futbollistë do të shpërblehet me 100 mijë euro dhe jo vetëm kaq por do ta kenë përkrahjen e plotë në vazhdim.

Pas, kësaj përfaqësuesja mbajti seancën stërvitore sipas programit, kurse nesër Përfaqësuesja do ta ketë stërvitjen e dytë nga ora 10.00 në po të njëjtin stadium.

perfaqesuesjastervitje03102016perfaqesuesjastervitje03102016-1perfaqesuesjastervitje03102016

perfaqesuesjastervitje03102016-14perfaqesuesjastervitje03102016-12perfaqesuesjastervitje03102016-11perfaqesuesjastervitje03102016-8perfaqesuesjastervitje03102016-7perfaqesuesjastervitje03102016-10perfaqesuesjastervitje03102016-5foto-5-1perfaqesuesjastervitje03102016-6perfaqesuesjastervitje03102016-9perfaqesuesjastervitje03102016-5

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*