Kosova

Përfaqësues të banorëve të larguar nga banesat duan takim me Veselin

Përfaqësues të banorëve të cilët sot Policia i ka larguar nga banesat e uzurpuara kanë arritur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ata dëshirojnë që të takohen me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

 Ata janë duke pritur para hyrjes së Kuvendit për të marrë një përgjigje nëse do të takohen me Veselin.

Por Veseli sot është duke qëndruar në Krushë të Madhe për të parë nga afër punët në bujqësi në këtë fshat. /rtk/

Komentoni