Hi Tech

Përditësimi i ri i WhatsApp, një tmerr i vërtetë

Rrjeti social Whatsapp që mbledh mijëra persona çdo ditë për të komunikuar me anë të mesazheve rreth ngjarjeve të ndryshme ka sjellë një përditësim jo shumë të preferuar.

Nëpërmjet një njoftimi kanë treguar se në grupet që krijohen, administratori do ketë të drejtën që të bëjë gjithë personat e tjerë të mos shkruajnë asgjë. Emri i këtij grupi do jetë ‘Restricted’, ku admini mund ta vendosë vetëm për 72 orë dhe të shkruajë sa të dojë, ndërkohë që tjerët lexojnë.

Në rast se dikush kërkon medoemos të shkruajë diçka, nuk e bën dot pa konfirmimin e adminit. Kjo gjë nuk është aspak e preferuar pasi konsiderohet si ndalim i lirisë së fjalës.

Komentoni