Ekonomi

Për veteranët duhen edhe 15 milionë Euro

Ministri Arban Abrashi e pranoi se ka probleme me sigurimin e buxhetit për pagat e veteranëve të luftës.

Për t’i paguar pagat e veteranëve të luftës duhen edhe 15 milionë e 700 mijë euro.

Këtë informatë e dha në Kuvend ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Arban Abrashi, i pyetur nga deputetja e AAK-së Time Kadriaj për të dhënë sqarime rreth pagave për ata që luftuan në kuadër të UÇK-së gjatë luftës.

Abrashi tregoi se aktualisht pagë janë duke marrë 28 mijë e 31 veteranë, ndërsa sipas tij numri i aplikuesve për të marrë pagën e veteranit po shtohet.

Abrashi tregoi se për pagat e veteranëve ka një buxhet prej 25 milionë eurove, ndërsa për pagat e tyre duhen edhe 15 milionë e 700 mijë euro.

Komentoni