Kosova

Për studentët që e kanë kaluar dyfishin e studimeve, rishqyrtohet afati i diplomimit

Vendimi i marrë më 7 shtator të këtij viti për zgjatjen e studimeve edhe për një vit për të gjithë studentët që kanë kaluar dyfishin e studimeve, e të cilin Senati e kishte ndryshuar në mbledhjen e mbajtur të premten e javës së kaluar, do të rishqyrtohet edhe një herë, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmes ndryshimit që vendimit të kaluar i është bërë javën që shkoj, vazhdimi i studimeve iu është mundësuar vetëm studentëve që i kanë të përfunduara të gjitha provimet dhe kanë të mbrojnë vetëm tezat e diplomës, e jo edhe atyre që i kanë provimet e papërfunduara.

Ky ndryshim është kritikuar nga studentët si dhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor, të cilët kanë kërkuar që të rikthehet vendimi i 7 shtatorit.

Komentoni