KosovaToplajm

Për kë punojnë dy gazetarët rusë dhe cili ishte misioni i tyre në Kosovë?

Dy gazetarët e ndalur rusë nga policia e Kosovës në fakt janë gazetarë të oborrit qeveritar serb dhe rus. Të dy gazetarët punojnë në redaksi të ndryshme. Ata kanë ardhur në një mision të përgatitur paraprakisht. Realizimin e një storie filmike për serbët në Kosovë duke i pasqyruar nga një kënd jo real i jetës së tyre. Edhe pse diplomacia ruse ka reaguar ndaj arrestimit të tyre, në fakt dy gazetarët punojnë për mediat serbe me orientim ekstrem. Oksana Sazonova është udhëheqëse e projektit NewsFront-Serbia dhe është nga qyteti Llugansk në lindje të Ukrainës. Ndërsa jeton në Rostov të Rusisë. Ajo njihet për deklarata ekstreme.

Në një intervistë për një të përditshme ruse ajo ka thënë se ndien keqardhje kur presidenti serb Nikoliq tha se Rusia përdorë shembullin e Kosovës për interes të vet, ku vetëm Krimea njihet ndërsa Kosova jo.

“Kjo është e para që bie ndërmend. Sipas mendimit tim këto dy territore nuk do të thotë të tingëllojnë në një fjali të njëjtë. Ndërsa Serbia sërish ulet në dy karrige…Serbisë i nevojitet edhe Rusia edhe Evropa, ne këtë e shohim dhe e kuptojmë. Nuk jemi për Serbin në BE, por këtu nuk kemi të drejtë të përzihemi. E dimë për vullnetarët serbë në Krime, i kemi parë fotot në Zemun, në pjesën veriore të Mitrovicës “Krimea është Rusi”, protestat, publikimet në veb faqet patriotike. Këtë e vlerësojmë më shumë se deklaratat e politikanëve”, ka thënë ajo në prill të dy vite më parë.

Ndërsa gazetari Sergej Belous, është bashkëpunëtor I përhershëm I javores serbe “Pecаt”. Kjo nuk është hera e parë e ndalimit të tij.

Ai në gusht ishte arrestuar nga Garda Nacionale e Ukrainës. Ai ka qenë edhe sekretar ekzekutiv i Forumit të Beogradit për botën e barabartë. Ai është nga qyteti Kharkov i Ukrainës. Jeton në Beograd. Mediat në të cilat punojnë kryesisht financohen nga parat e jashtme. /KI/

Komentoni