LifeStyle

Për gjumë më të mirë duhet ta vëni jastëkun nën këmbë dhe të zgjateni

Të pushuar në mëngjes dhe të gatshëm për sfidat dhe lodhjet e përditshme: tetë orë gjumë shfrytëzohen më mirë me ngjyrën e duhur të dhomës së gjumit, zgjatjen si të maces dhe ajrosjen.

Kohëzgjatja prej shtatë deri tetë orë për gjumë të mirë është njëlloj e rëndësishme si edhe kualiteti i gjumit, kështu që më së miri është që dhoma e gjumit të jetë strehë për pushim.

Përveç të bardhës, dhomën e gjumit mund ta ngjyrosni dhe në nuanca më të çelëta të së kaltrës, vjollcës, gjelbrës ose të tjera që ju qetësojnë.

Nëse është e mundshme, televizorin çojeni në hapësirë tjetër, sepse ndikon t’ua lodhë trurin edhe më shumë.

Nëse pëlqeni të dëgjoni radio, lëshojeni radion e preferuar, ndërsa nëse keni smartphone, në internet mund t’i merrni aplikacionet të cilat do t’ju vënë në gjumë me muzikën ambientale.

Kini kujdes edhe për ndriçimin, ndërsa llambat e tavolinës dhe të dyshemesë me ndriçim të ngrohtë do ta shndërrojnë dhomën e gjumit në oazë të relaksimit.

Përpara së të futeni nën çarçafë, një apo dy jastëkë vërini nën këmbë, pavarësisht asaj a flini në shpinë apo bark.

Kështu do të përforconi qarkullimin, por edhe do t’i relaksoni muskujt e poshtëm dhe të flini më lehtë.

Nëse zgjoheni me ngërçe ose me qafë të ngrirë, më siguri shtriheni në dyshek shumë të fortë ose shumë të butë.

Po ashtu, zgjatja e mëngjesit si ajo e maces do të përshpejtojë zgjimin dhe do të nxisë qarkullimin.

 

Komentoni