Kosova

Për 108 milionë euro korrupsioni 1500 kallëzime penale

Kreu i Agjencisë së Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në përmbyllje të detyrës së tij të deritashme 10 vjeçare ka pasqyruar shifra alarmante të korrupsionit. Por këto raste, janë vetëm në bazë të informatave të ndryshme, në bazë të cilave janë ngritur kallëzim penale ndaj zyrtarëve të ndryshëm.

Sektori më i prekur për 10 vite ka qenë ai i prokurimit.

Përgjatë këtyre viteve janë ngritur mbi 1 mijë e 500 kallëzime penale për korrupsion ndërsa vlera e mjeteve financiare e parandalimit të korrupsionit është 108 milionë euro. /KI/

Komentoni