Lajme

Pensionohet Schweinsteiger, kapiteni i kombëtares gjermane

Mesfushori i ekipit kombëtar gjerman, Bastian Schweinsteiger, është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.

Lajmi i raportuar nga Reuters mbështetet në të dhënat e vet futbollistit gjerman i cili ka thënë se është i dëshpëruar që nuk e ka përfunduar karrierën e tij me kupën e Evropës në Francë.

“Thjeshtë nuk ishte e shkruar dhe më duhet ta pranoj këtë”, ka thënë ai në profilin e tij në Twitter.

“Arritja më emocionale dhe historike më mbetët fitorja e Kupës së Botës në vitin 2014”, ka thënë ai.

Schweinsteiger ka luajtur 13 sezona me kampionin e Bundesligës gjermane, Bayern të Munihut, ndërsa tani luan për ekipin anglez të Manchester United.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*