EkonomiToplajm

Pensionistët kundër kufizimeve për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Mënyra e përcaktuar për tërheqjen e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale nuk po u pëlqen shumë pensionistëve, shkruan sot Koha Ditore.

Pamundësia për tërheqjen e të gjitha mjeteve, nëse shuma e kursimeve është nën 2250 euro, është vetëm njëra nga çështjet që i ka revoltuar ata. Të pakënaqur janë edhe me tarifat që disa banka i ngarkojnë me rastin e tërheqjes në faza, si dhe e drejta që u është dhënë bankave private që të menaxhojnë me mjetet e tyre të kursyera.

Pensionisti N.S. nga Prishtina, ka thënë se mjetet e kursyera nuk po mund t’i përdorë sipas dëshirës së tij. 

“E para nuk na lejojnë t’i tërheqim mjetet përnjëherë dhe nuk e di saktësisht se cilat janë tarifat që aplikohen nga banka me rastin e tërheqjeve. Pastaj nuk mund të tërheqësh më shumë mjete sesa shuma e caktuar”, ka theksuar ai.

Mjetet e kursyera nuk u lejohet t’i marrin përkundër faktit që ato pas aprovimit të kërkesës për tërheqje nga ana e pensionistit, nuk menaxhohen nga Fondi për Kursime Pensionale të Kosovës (FKPK). 

Komentoni