Kosova

PDK kandidon në Han të Elezit të dënuarin për mashtrim me vota (Foto)

Florim Shkreta, kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, ka një dënim për mashtrim me vota.

Gjykata Themelore në Ferizaj, sipas aktgjykimit të datës 11 mars 2014, për shkak të veprës penale mashtrimi në votime, kishte shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muaj Florim Shkretën.

Shkreta kur foli për KALLXO.com e pranoi se e ka vuajtur dënimin, duke e cilësuar të montuar aktakuzën ndaj tij.

“Po e kam mbajt dënimin. Më kanë akuzuar, e gjitha ka qenë montim. Kam qenë kryesues i klasës, por po dënimin e kam mbajtur”, tha Shkreta.

Shkreta ishte dënuar për mashtrim në votime në zgjedhjet e vitit 2010, kur sipas aktakuzës, ai në një qendër votimi të fshatit Seqishtë të Hanit të Elezit kishte zvogëluar votat e tashmë presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Nismës Fatmir Limajt që atëherë ishte pjesë e PDK-së, ndërsa kishte shtuar votat e Azem Sylës dhe Hajredin Kuçit.

PDK kandidon në Han të Elezit të dënuarin për mashtrim me vota, Shkreta thotë se “akuza ishte montim”

Komentoni