Lajme

PDK-ja nis riformatimin e qeverisë Muja

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur riformatimin e qeverisë lokale në Prizren që udhëhiqet nga Ramadan Muja, shkruan sot Koha Ditore.

Nga përbërja aktuale e ekzekutivit komunal fillimisht largohen dy drejtorët, Hasan Hasani dhe Nijazi Kryeziu, që njihen si eksponentë të degës së këtij subjekti politik, të cilët në këtë mandat kanë udhëhequr drejtorinë e Shërbimeve Publike përkatësisht Urbanizimin.

Nga postet e deritanishme ata janë bartur në detyra të reja, por në nivelin qendror. Hasan Hasani do të jetë zëvendësministër për Punë dhe Mirëqenie Sociale, derisa Nijazi Kryeziu do të këshillojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*