Kosova

PDK e LDK të gatshme të protestojnë kundër Shpend Ahmetit

Akuza në drejtim të Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Shpend Ahmeti vazhdojnë të vijnë nga kundërshtarët politikë të Vetëvendosjes. PDK dhe LDK janë sulmuesit e radhës të cilët akuzojnë kryetarin Ahmeti për parregullsi në procesin e punësimeve në komunë.

Bujar Cakolli, sekretar i Partisë Demokratike në Prishtinë, për Tribuna Channel ka deklaruar që se Komuna e Prishtinës më së paku është duke u qeverisur nga prishtinasit.

Jo vetëm Cakolli ka fjalën e tij kundër pushtetit aktual në Prishtinë.

Flamur Shala nga radhët e Lidhjes Demokratike ka deklaruar se punësimet në këtë komunë janë të politizuara.

Komentoni