Lajme

PDK e Ferizajt: Kryetari Sfarça për 3 vite shkeli 40 herë ligjin

Kjo qeverisje në krye me Muharrem Svarqen për tre vite shkeli hiq me pak se 40 herë ligjet e shtetit tonë, pra për këta nuk ekziston sistemi juridik i Kosovës, thuhet në reagimin e plotë të Degës së PDK-së në Ferizaj.

Ky është reagimi i plotë i Degës së PDK-së në Ferizaj:

Të nderuar qytetarë të Ferizajt, ndoshta për ju mund të jetë e pa kapshme, por kjo qeverisje në krye me Muharrem Svarqen për tre vite shkeli hiq me pak se 40 herë ligjet e shtetit tonë, pra për këta nuk ekziston sistemi juridik i Kosovës! Vetëm të numërohet deri ne 40 është goxha shumë, por lere të shkelen aktet me të larta që përmes këtyre rregullohet jeta e juaj qytetarë! 
Javën e kaluar ne reaguam për skandalin e radhës se kryetarit Sfarqa, në lidhje me hapjen skandaloze të konkursit për zjarrfikës duke shkel çdo akt juridik. Reagimi ynë si çdo reagim tjetër ishte me vend i dokumentuar me fakte konkrete dhe jo reagim politik apo siç i quan pushteti në ikje ” reagim refren”. Këto shpifje të tyre i demantoi Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave i cili me të parë këtë skandal i cili u bë publik nga PDK-ja, AME kërkoi që menjëherë kryetari Sfarqa ta anuloj këtë konkurs sepse nuk është konform dispozitave ligjore.
Këto 40 shkelje të ligjeve, ankesa jonë në MAPL, kërkesa jonë publike për fillimin e hetimit nga ana e prokurorisë për kryetarin e Komunës hasën në vesh të shurdhur, por jo edhe kjo e fundit nga AME, por sikur të reagonin me kohë këto institucione  ky Kryetar tashmë do të ishte i shkarkuar dhe Ferizaj nuk do të ishte në një situatë kaotike siç është sot! Pra lind pyetja ku është prokuroria që nuk po reagon pas tërë këtyre skandalëve?
I bëjmë me dije Kryetarit në ikje, se ne nuk kemi asgjë personale si subjekt me ju, sepse ti mund të jesh  një prind shumë I mirë, një xhaxha I mirë, një dajë i mirë, një mik i mirë, por nuk mund të jesh edhe Kryetar i mirë sepse tashmë qytetarët e kanë parë këtë keqqeverisjen që po ju servohet nga ky pushtet në ikje, e që shpresojmë të jenë nga “mos dija”!
……ne po presim të vihet drejtësia në vend sepse besojmë në institucione!

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*