Lajme

PD: Vdekja e Qani Mehmedit humbje për gazetarinë

Partia e Drejtësisë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Qani Mehmedit, i cili sot ndërroi jetë, duke thënë se media shqiptare është në zi për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të mirënjohur i cili ka qenë në ngjarjet dhe zhvillimet për Pavarësinë e Kosovës qysh në ditët e para.

“Ai në kohët më të vështira ishte zë i fuqishëm për të gjithë shqiptarët. Qani Mehmedi i ka kryer detyrat me nderë dhe nuk iu ka mbet borxh shqiptarëve”, thuhet në tekstin e ngushëllimit të PD-së.

Pas një sëmundje të rëndë, sot vdiq publicisti dhe redaktori i vyer i  i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi.

Ai ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “Rilindja”.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin e tij të lindjes në Drogomisht të Vogël, në Kërçovë të Maqedonisë, në ora 18.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*