Lajme

PD dënon sulmin në RTK, e sheh tendencë destabilizuese

Sulmin mbi RTK e ka dënuar edhe Partia e Drejtësisë.

“Partia e Drejtësisë, dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke e cilësuar si sulm ndaj institucioneve të vendit dhe me tendencë të destabilizimit dhe rrezikimit të sigurisë kombëtare. 

Partia e Drejtësisë, vlerëson se sulme të tilla përveç që rrezikojnë jetërat e njerëzve, njëherit janë sulme drejtpërdrejt ndaj institucioneve të Kosovës dhe vet shtetit tonë.

PD, kërkon nga organet gjegjëse që ky sulm qyqar dhe me tendencë të destabilizimit të Kosovës, të hetohet në shkallë më të lartë në mënyrë që autorët të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ky subjekt në një komunikatë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*