Bota

Pavel: Rusia sikur po përgatitë një luftë të madhe

Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Petar Pavel ka thënë se ka arsye për shqetësim mbi shtimin e manovrave ushtarake të quajtura “Perëndimi 2017”, të kryera nga Rusia dhe Bjellorusia.

Sipas tij ato mund të shihen si përgatitje për një luftë shumë të madhe, shkruan AP, përcjellë Klan Kosova.

Më tej Pavel ka thënë në Tiranë se NATO nuk garon me Rusinë për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka theksuar se NATO është duke avancuar në përpjekjet e saja për të rivënë komunkimim ushtarak me Rusinë në mënyrë që të shmangen ‘konsekuencat e padëshiruara të incidenteve potenciale gjatë ushtrimeve”.

Komentoni