Opinion

Pasurimi i liderëve nën djersën e të varfërve

Shkruan: Islam KRASNIQI

Jemi lodhur nga deklaratat boshe të qeveritarëve tanë, ku çdo ditë dalin nëpër intervista për të bërë show dhe thonë së Kosova ka rritje ekonomike 2%, 5%, 10%, në këtë vit, me të lartën në Ballkan, ndoshta ka rritje edhe 100%, por jo Kosova, s’ka zhvillim ekonomik Kosova, por ekonomia familjare e bosëve qeveritar, së për popullin ndryshime ka zero %.

Papunësia dhe varfëria e kanë lodhur këtë popullin, papunësi e madhe, varfëria, skamje me e larta në Europë, taksat dhe obligimet ndaj shtetit më të lartat në Ballkan, ku kjo klasa politik po ua pinë gjakun me pambuk, pak e nga pak, duke i mashtruar ënde që dhimbja e popullit të zgjatë me vite të tëra.

Thirren në vlera demokratike, thirren në kontributin e rrejshëm të tyre, për të plaçkitur edhe më shumë, ku xhirollogaritë e tyre janë mbushur e stërmbushur përplot me para. Kësaj klase politike i ka ardhur fundi së turpëri do e mbys edhe popullin një ditë që i kanë votuar këta individ që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje, ku nuk shihet asgjë bardhë vetëm zi. Si mund të themi mirë kur plaçkiten të varfrit, si mund të pajtohemi kur investitorët ikin çdo ditë nga kjo elite politike, si mund të themi mirë kur njerëzit po ja marrim jetës vetit nga gjendja e rënd ekonomike dhe ne heshtim, heshtim dhe vetëm heshtim, sa me shumë që heshtim aq ma shumë rëndohet litari mbi qafen tonë.

“Gjeneral George Smith Patton ka thënë : Nëse keni luftuar për këtë tokë që gjithë jetën të merrni para, atëherë tregoni sa kushton kjo dashuri që të ju paguajmë, dhe merrni plaçkat e shkoni atje ku atdheu mund të blihet me para.”

Një gjë kuptojmë së djersa e huaj asnjëherë nuk bëhet e jotja, edhe nëse bëhet do të shpenzosh për shërimin e atyre qe keni dhimbje për ta, së harami do pëlcas një ditë. Harruat së postet dhe pozitat janë të përkohshme, harruat së ky popull është i pa punë dhe vetën e ngarkuat me nga 10 pozita, që në xhirollogaritë e juaja të palosen miliona €, por një gjë duam të kuptojmë së a do të bëheni ndonjëherë njerëz. A do ju hiqet maska ndonjëherë atyre të cilët u bën milioner pa bërë asgjë, apo u rreshtuan mirë që nga djersa e qytetarëve, të pasuroheni dhe të shiteni si atdhetar.

A nuk ju mjaftuan milionat e 3%, dhe Vendlindja thirrët, të cilin e shtjerrtë pa e ditur askush se ku i quat thasët me pare, por vazhduat me ritëm të njëjtë, duke i plaçkitur të varfrit, në mënyra të ndryshme, Ku gjithçka privatizuat, gjithçka përvetësuat dhe gjithçka shkatërruat, ku popullin duke mashtruar, ku dhe vetën e pasuruat.

Komentoni