ShowBiz

Pas suksesit në botë, Arilena Ara rikthehet fuqishëm me 5 hite të reja

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara ka paralajmëruar se do kthehet në muzikë për pak ditë.

Në një postim në Instastory, ajo tregon se do rikthehet fuqishëm për Krishtlindje me 5 këngë të reja.

“Snow in December, Kido, Silver&Gold, Zemër, Të huaj”, do jenë projektet e reja muzikore, por nuk dihet nëse do jenë në gjuhën angleze apo shqiptare.

Mbetet për tu parë surpriza e Arilenës për publikun gjatë këtyre Krishtlindjeve.

Dihet se ajo ka munguar në muzikë që pas suksesit me këngën ‘Nëntori’ që ka marrë vëmendjen e të gjithë botës.

 

Komentoni