KosovaToplajm

Pas përzgjedhjes së kompanisë së servisimit, koronarografin e rregullon punëtori i QKUK-së

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i ka referuar qe tre muaj pacientët për në spitalet private edhe pse ata do të mund të merrnin shërbimin në këtë klinikë.

Ky institucion para tre muajsh pati deklaruar se aparatura e koronarografisë u është prishur dhe se u duhet të lidhin një kontratë emergjente për servisimin e aparaturës, shkruan sot Koha Ditore.

Pas kontraktimit të kompanisë, e cila do ta servisojë këtë aparaturë, koronarografi është rregulluar. Atë nuk e ka rregulluar ndonjë kompani e jashtme, por një punëtor i QKUK-së.

Gazeta ka mësuar se I.Xh., punëtor i QKUK-së, të hënën e ka rregulluar aparaturën e prishur qe tre muaj.

Komentoni