Sport

Partizani i Tiranës pas sulmuesit të Llapit

Futbollisti që po shkëlqen në kampionatin kosovar ka filluar bisedimet me Partizanin. Kosova.info

Pas Betim Haxhimusa-it që pëlqehet nga Partizani, tani “demat” kanë në listë edhe talentin, Mirlind Daku, i cili u shpall kampion dimri me Llapin në superligën kosovare.

Siç transmeton Panorama, palët janë takuar dhe sulmuesi shtatlartë ka dëgjuar ofertën e tyre, por ngelet për t’u parë se si do shkojnë gjërat në të ardhmen.

Daku shihet si një lojtar me të ardhme të madhe edhe pse vetëm 19 vjeç, ai ka arritur të bëhet i rëndësishëm te Llapi duke gjetur rrjetën 9 herë deri më tani.

 

Komentoni