Lajme

Partia FJALA: Nuk ka nevojë të testohen mësimdhënësit, por duhet të hetohen Ministrat e pasluftës që degraduan arsimin

Partia FJALA konsideron se vendimi i MAShT që mësimdhënësit të i nënshtrohen testit të vlerësimit, është vendim i gabuar dhe fyen rëndë kualifikimin profesional të mësimdhënësve të Republikës së Kosovës.

“Është vërtetë e gabuar të kërkohet që “Testi i vlerësimit” të bëhet më i vlefshëm se diploma dhe kualifikimi profesional. Ne Partia FJALA kërkojmë që gjithë Ministrat e MASHT të pasluftës, të hetohen dhe të japin përgjegjësi për degradimin e sistemit arsimor në Republikën e Kosovës, dhe jo të testohen mësimdhënësit”. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*