Lajme

Partia FJALA: Dënojmë arrestimin e Drejtorit të Policisë Nehat Thaçit nga autoritetet e Sërbisë

Arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë Nehat Thaçi nga autoritetet e Serbisë derisa ky udhëtonte drejt shteteve perëndimore, është i papranueshëm. Në bazë të informatave nga familja e Nehat Thaçit, ky i fundit ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe se për këtë shkak Serbia e ka arrestuar.

“Ky veprim i autoriteteve të Serbisë dëshmon edhe njëherë se ata nuk dëshirojnë të harrojnë të kaluarën dhe krimet që regjimi i Serbisë i ka kryer në Kosovë.

Ne Partia FJALA, dënojmë fuqishëm këtë veprim të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk është rasti i vetëm. Njëherit kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të zgjidh këtë problem në lidhje me arrestimin e qytetarëve tanë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në bisedimet e Brukselit duhet të kërkoj dhe mbroj fuqishëm pjesëtarët e UÇK -së në veçanti dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në përgjithësi”. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*