Kosova

Partia e Putinit e quan ilegale Qeverinë e Kosovës, Haradinajn “Terrorist”

Kryetari i këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare e “Rusia e Bashkuar”, Konstantin Petricenko, ka demantuar mediat që kjo parti i ka dhënë mbështetje serbëve në Qeverinë e Kosovës, duke e quajtur si të pavërtet dhe gënjeshtër e turpshme, raporton Kosova.info.

“Rusia e Bashkuar dhe presidenti Vladimir Putin, asnjëherë nuk e kanë përmendur “Lista serbe” as inkurajimin e bashkëpunimit me përfaqësuesit e institucioneve “Jolegale” të Kosovës, në krye të së cilës është personi i akuzuar për krime të rënda, këto janë gënjeshtra të plota”, tha Petricenko, transmetuar nga mediat ruse.

Ai tha se “qëndrimi parimor i Rusisë, që askund të mos bashkëpunojë me terroristë” si dhe që tema dhe fokusi i takimit të ditëve më parë me Lista Serbe ishte mbështetja e deklaratës me të cilën formohet hapësira unike kulturore e serbëve, për të cilën Beogradi ka mbështetjen e plotë të Moskës.

“….Kemi shprehur dëshirën të zhvillojmë bashkëpunim bilateral, por asnjëherë nuk kemi menduar për mbështetjen e autoriteteve në Prishtinë, mbështetja jonë ka të bëjë me autoritetet në Beograd dhe popullin serb. Ky është një modul i punës së mediave të caktuara, veçanërisht në perëndim, më vjen keq që edhe ju keni një siklet të tillë. “Rusia e Bashkuar” ka mbështetur iniciativën e Vçic, por ajo ka të bëjë vetëm me atë 135ështjen religjioze, gjuhësore dhe kulturore. Shpresojmë në veprimin e suksesshëm të serbëve në vendosjen e sovranitetit të plotë, dhe asesi shembjen e mëtejme”, tha Petricenko. /KI/

Komentoni