Rajoni

Parlamenti i Vojvodinës debaton për simbolet tradicionale

Përfaqësuesit e Kuvendit të Vojvodinës do të trajtojnë përdorimin e simboleve tradicionale, fjala është për flamurin dhe stemën.

Sipas deklaratave të përfaqësuesve të partive parlamentare, propozimi në fjalë duhet të ketë përkrahjen e 2/3 të delegatëve, njoftojnë mediat serbe.

Kryetari i Parlamentit të Vojvodinës, Ishtvan Pastor, i cili është edhe kryetar edhe i Lidhjes Hungareze të Vojvodinës. Ka deklaruar para gazetarëve se më shumë se dy vite është miratuar statuti i KA të Vojvodinës, në të cilën definohet qartë simbolet dhe simbolet tradicionale të Vojvodinës dhe pos kësaj janë definuar qartë edhe vendimet përmes të cilave rregullohen çështjet e përdorimit të simboleve dhe simboleve tradicionale. /RTK/

Komentoni