Sport

Parketi në Minatori është gati

Palestra Minatori në Mitrovicë po bëhet gati për pritjen e kombëtareve me të cilat Kosova do të ballafaqohet në kualifikimet për Eurobasket 2017.

Tashmë në këtë palestër ka përfunduar ngjyrosja e parketit, proces ky që FBK e ka përfunduar në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Palestra në Mitrovicë do të jetë e gatshme për ndeshjen me Ukrainën më 3 shtator, kurse biletat për ndeshjet kualifikuese për Eurobasket 2017 veçse janë lëshuar në shitje.

FBK është detyruar që ti zhvendosë ndeshjet në Palestrën Minatori për shkak të vonesave në renovimin e Pallatit të Rinisë, të shkaktuara nga Departamenti i Sportit.

FBK ka hasur në mirëkuptim të FIBA-s në procesin e ndërrimit të palestrës dhe bashkë e zyrtarët komunalë të Mitrovicës dhe drejtuesit e KB Trepça po bën maksimumin që salla të jetë e gatshme për kualifikime. /KI/

Komentoni