Lajme

Parandalohet kontrabanda në Jarinje

Dogana e Kosovës ka arritur që të parandaloi një rast të tentim kontrabandës me autobus gjatë kalimit të kufirit në Jarinje.

Oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrolleve në pikë-kalim kufitar të Jarinjes kanë ndalur për kontroll rutinor një autobus të linjës Serbi – Kosovës me targa të Serbisë. Pas pyetjes së oficerëve doganor se nëse kanë diç për të deklaruar asnjë nga udhëtarët  nuk është deklaruar pozitivisht. Kontroll detale e autobusit ka treguar që në një vend të fshehur në autobus ka pajisje teknologjike të fshehura. Pas zbulimit, autobusi është dërguar për kontroll të tërësishëm në terminalin në Mitrovicë por nuk janë gjetur gjësende tjera.

Kontrolli ka gjetur produkte të ndryshme si printer fiskal, telefona mobil (mbi 20 cp), RAM memorie (mbi 30 cp) pajisje përcjellëse për telefona mobil (mbi 100 cp) pjesë për kompjuter (mbi 100 cp) etj. Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe rasti është përcjell për kundërvajtje doganore. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*