Kulturë

Parakalimi me mjete të rënda rrezikon Urën e Gurit në Vushtrri

Mbi Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri, në të cilën shteti së fundmi ka investuar 20 mijë euro për ndërhyrje emergjente, kanë parakaluar mjete motorike transportuese me pesha të rënda.

Një gjë e tillë ka rrezikuar shembjen e këtij monumenti të shekullit XIV dhe në disa vende është dëmtuar, shkruan Koha Ditore.

Rasti ka ndodhur në kohën kur një ekip i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve i Kosovës është duke kryer punime për të sanuar dëmin që u shkaktua para gjashtë muajsh.

Komentoni