Lajme

Paraburgim të pandehurës për vrasje të rëndë, të moshuarës 90 vjeçare

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP.I.nr.99/16 të datës 28.08.2016, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurës N. N shtetase e Serbisë. E pandehura N.N dyshohet se me datë 27.08.2016, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, të privoi nga jeta tani të ndjerën D.N nga Komuna e Shtërpcës e moshës 90 vjeçare.

Me këto veprime e pandehura N.N. dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës N.N, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 27.08.2016 dhe do të zgjas deri më 26.09.2016 në ora 16.00.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*