Sport

Paqarada, krahu i Kosovës

Leart Paqarada ka të kaluar në dy përfaqësuese. Luajti për të rinjtë e Gjermanisë e më pas edhe për të rinjtë e Shqipërisë. Tani Paqarada është pjesë e përfaqësueses A të Kosovës në futboll. Te Kosova po ndjehet më së miri.

Mbrojtësi i majtë i ka katër ndeshje për Kosovën deri më tani, ndërsa pritet të jetë pjesë e rëndësishme e saj në ciklin eliminator për botërorin “Rusia 2018”, shkruan sot “Koha Ditore”. 21-vjeçari ka lindur në Gjermani, ndërsa është djali i portierit të dikurshëm të Prishtinës, Shukri Paqaradës. Paqarada luan për Sandhausenin në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Ai u gëzohet sfidave të reja të Kosovës, atyre kualifikuese për botëror. Ndeshjen e parë Kosova e luan më 5 shtator, në udhëtim ndaj Finlandës.

“Të gjithë e kemi pritur këtë moment, të kemi lojëra të tilla. Më mirë nuk ka se si të jetë. Unë personalisht jam i gatshëm dhe besoj se edhe si përfaqësuese do të jemi të gatshëm. Kam pasur fazë të mirë përgatitore dhe mezi pres të marr fanellën e Kosovës”, ka thënë Paqarada të enjten për gazetën.

Komentoni