Lajme

Papadopoulou dhe Veseli flasin për sfidat në sundimin e ligjit

Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou mbajti një takim njohës me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli.

Zj. Papadopoulou e vlerësoi bashkëpunimin e mirë që e kishte pasur EULEX-i me z. Veseli dhe e falënderoi atë për përkrahjen e tij në veçanti lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Ajo e përsëriti se institucionet e Kosovës duhet të inkurajohen që ta shfrytëzojnë ndihmën e vazhdueshme të ofruar nga EULEX-i për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit të Kosovës.

“EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë dhe mbështesë Kosovën në ballafaqimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në kuadër të sundimit të ligjit përgjatë rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit evropian, veçanërisht sa i takon ndërtimit të një gjyqësori shumë-etnik dhe të pavarur” tha Papadopoulou. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*