Kosova

Pal Lekaj ngushëllon familjen Gjergji për vdekjen e Don Gjergjit

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, në emër të grupit parlamentar të AAK-së shprehu ngushëllime familjes së Don Gjergj Gjergjit. 

Miq,

Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e meshtarit Don Gjergj Gjergji.

Don Gjergjin, do ta kujtojmë jo vetëm si meshtar, por edhe si historian e studiues të vyer, që u angazhua gjerë e gjatë në shumë arkiva të botës për të shpërfaqur të vërtetën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për të kaluarën dhe traditat tona.

Familjarë, miq, Ipeshkvi e Kosovës, të gjithë ju që e njohët e bashkëpunuat me punëtorin e vyer të zotit, Don Gjergj Gjergjin, pranoni ngushëllimet e mia dhe të Grupit Parlamentar të AAK-së.

Komentoni